Nazif Cungu

Nazif Cungu

I lindur në Ulqin me 13.05.1958 ,ku dhe kreu shkollën fillore dhe gjimnazin.Studimet i kreu ne fakultetin për Turizëm dhe tregëti të jashtme ne Dubrovnik ku dhe diplomoi me 1980.

Në Komunën e Ulqinit punoi prej vitit 1983-1987. Si funksionerë -kryeshef për ekonomi,buxhet dhe financa.

Në NTH”Rivijera e Ulqinit” Ulqin punoi prej vitit 1987 deri 1991 si drejtor komercial.

Prej vitit 1991 deri 1993 jetoi dhe punoi ne Zvicër në hotelin “Alpenblick” dhe “Krone”.

Pas kthimit nga Zvicra me 1997 ishte udhëheqës i marketingut në kompaninë “Primus “në Ulqin.

Me 1997 themelon kompaninë e vet “Cungu & Co” me seli në Ulqin ku punëson mbi 100 punëtorë e që ka një numër shitoresh ne Mal të Zi.

Prej vitit 2011 deri 2014 ishte Kryetarë i Komunës së Ulqinit.

Angazhimet Publike

Është njëri prej themeluesve të organizatës humanitare “Drita” , ”SHKA Zana” Ulqin, klubit të tabllotenisit “Ulqin”, Shoqërisë së ullishtarëve “Ulqin” si dhe “Biznis aleanca Montenegro “në Podgoricë.

Gjithashtu është njëri prej themeluesve të organizatës Ulqin biznes asociacioni -BAU “ në krye të së cilës ishte deri në korrik të vitit 2008.

Nazif Cungu është një prej themeluesve të klubit për tenis “Bellevue” në krye të së cilit është prej vitit 2009.

Gjithashtu është edhe njëri prej themeluesve të organizatës jo qeveritare “ Pro-Agro”.

Nazif Cungu është Kryetarë i Forcës së re demokratike prej vitit 2005.

Ulqin,18.03.2016 .