Blv. Gjerg Kastrioti Skenderbeu pn.
85360 Ulqin, Montenegro
Tel/Fax:  +382 (0)30 401 804
E-mail:   icp@ul-gov.me

Zyra për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte, është themeluar në janar të vitit 2012, në kuadër të Sekretariatit për zhvillim ekonomik dhe ekonomi i Komunës së Ulqinit e që është formuar me qëllim të implementimit të projekteve të financuara nga mjetet e fondeve paraqasëse të BE (IPA) dhe projekteve të tjerë. Zara për bashkëpunim ndërkombëtar dhe projekte shërben edhe për vendosjen e marrëdhënieve ndërkombëtare me organizatat e tjera në shërbim të Komunës së Ulqinit. Gjithashtu, zyra ka qenë e përfshirë aktivisht në realizimin e projekteve të financuara nga Agjencia Amerikane e zhvillimit - USAID që nënkupton zyrën e qytetarëve, si dhe një projekt për marketing turistik me përkrahjen e Rockefeller Brothers Fund. Vlera në total e kontraktuar e projekteve është rreth 1.3 milion Euro.

Zyra bashkëpunon me partnerë nga 13 vende të ndryshme të rajonit, Bashkimit Europian dhe SHBA - ve. Gjatë kësaj periudhe, zyra ka aplikuar tek donatorë dhe fonde të ndryshme zhvillimi, ka miratuar bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar me komunën Velenje dhe Adriatic Euroregionin dhe zyrtarisht, në dhjetor të vitit 2013 ka fituar çmimin e Përvojës më të mirë për zyrën më të mirë të komunës në Mal të Zi për implementimin e IPA  projekteve dhe akreditimin e fondeve të rinj qasës dhe fondeve të tjerë.